Derisa qytetarët dhe aktivistët e VMRO-DPMNE-së po mbanin mbledhje në Komitetin Komunal të partisë në Rosoman, dikush ua preu gomat e veturave. Siç njofton nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloski, bëhet fjalë për një person të afërt me kryetarin e LSDM-së dhe se tashmë është thirrur policia.

Mendoj se është një mënyrë që duan të na trembin, ndoshta mendojnë se do të shpëtojnë veten nga përgjegjësia për krimet që bëjnë. Nuk kemi frikë dhe do t’u them të gjithëve se do të përgjigjen nga i pari tek i fundit, tha Nikolloski para të pranishmëve.