Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi rezulton të jetë ministri më i pasur në qeverinë e Zoran Zaevit, me një pasuri prej rreth dy milionë euro. Njeriu i parë i ekonomisë, që është duke drejtuar mandatin e dytë, sipas studimit të Qendrës për hulumtim gazetaresk Skoop, ka paraqitur pasuri prej 1.993.070 euro për listën anketuese të vitit 2020. Shtrohet pyetja se nga ky ministër u pasurua kaq shumë!

Kreshnik Bekteshi para se të bëhet ministër ishte vetëm një promotor ekonomik kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski. Pastaj në kohën kur regjimi i Gruevskit u rrënua, ai arriti të marë dikasterin e ekonomisë të cilin e drejton në mandatin e dytë. Si Ministër i ekonomisë, Bekteshi nuk u shqua për ndonjë përmirësim të ekonomisë.

Pyetjet që shtrohen në publik janë a u bë i pasur Bekteshi nga bashkëpunimi i ngushtë me ish zëvendëskryeministrin për Çështje ekonomike, Koço Angjushev, i cili nga presioni i publikut u largua nga kjo pozitë?

Çfarë ndodhi me zonat ekonomike?
Çfarë ndodhi me investimet e huaja?
Çfarë ndodhi me bizneset milionëshe në sektorin e energjetikës, hidrocentraleve …?

Ndryshe, pas Bekteshit vjen Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini me pasuri prej 1.976.066 euro, Fatmir Besimi me 900.500 euro, Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa me 630.000 euro, Jeton Shaqiri me 419.200 euro, Fatmir Bytyqi nga LSDM-ja me 410.000 euro, Bujar Osmani me 187.000 euro dhe ministri Artan Grubi me pasuri prej 143.000 euro.