Përgatitjet për sallën “Boris Trajkovski”, ku do të kryhet vaksinimi masiv, janë duke u finalizuar.

Vaksinimi me “Sputnik” sipas njoftimeve duhet të fillojë të hënën në qendrën sportive. Plani është të vaksinohen 5 mijë persona në ditë nga Ministria e Brendshme, URM, punëtorët e mediave, gjykatat, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, punëtorët në çerdhe dhe punëtorët e pikë pagesave.

“Janë përgatitur gjithsej 48 pozicione për vaksinimin të menjëhershëm dhe kapacitet për të vaksinuar rreth 5.000 qytetarë në ditë. Sipas planit, do të punohet në dy ndërrime nga ora 08:00 deri në 20:00”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, vaksinimi masiv me “AstraZeneka” për personat mbi 77 vjeç vazhdon. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani 7.735 persona janë vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa mbi 121.000 qytetarë kanë shprehur interes.