Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin e përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit.

Në pjesën e sotme të pasdites të mbledhjes së 47-të, diskutimi kryesisht ishte me akuza të ndërsjellta partiake.

Paraprakisht, deputetët I përsëritën qëndrimet , ata të LSDM-së se ribalanci është zhvillimor dhe do të mundësojë investime, ndërsa kolegët e tyre nga VMRO-DPMNE se është për ryshfet parazgjedhor dhe do të nxisë shpenzime joproduktive.

Në ribalancin e plotësuar të Buxhetit janë future edhe tetë amandamentet e miratuara në Komisionin për financim dhe buxhet. Debati I përgjithshëm filloi të enjten, ndërkaq mund të zgjasë pesë ditë.