Mbështetur në vendimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut se dita e nesërme, 7 maji (e martë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore në territorin e Qytetit të Shkupit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ky vendim ka të bëjë edhe me shkollat fillore dhe të mesme të cilat janë në territorin e Qytetit të Shkupit.
Opinioni do të njoftohet në mënyrë plotësuese se cila ditë do të caktohet për të zëvendësuar ditën e nesërme të jo punës, ditë e cila do të vlejë edhe për shkollat në territorin e Qytetit të Shkupit.
Comments are closed for this post.