Nëna e Alexei Navalnyt, Lyudmilla Navalnaya, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, t’ia dorëzojë trupin e djalit.
“Vladimir Putin… më lejoni të shoh më në fund djalin tim…Kërkoj që trupi i Alexeit të dorëzohet menjëherë që ta varros në mënyrë njerëzore”, ka thënë ajo në një videomesazh që u filmua para burgut në Arktik ku Navalny vdiq javën e kaluar.
Kritikut të presidentit rus Vladimir Putin do t’i bëhen analiza kimike, ka njoftuar një përfaqësues i familjes. Nuk ka konfirmim se ku gjendet trupi i tij, ndërsa autoritetet ruse kanë shuar përpjekjet për ta zbuluar lokacionin.
Familja e Alexei Navalnyt raportohet se do të duhet të presë edhe të paktën dy javë për ta marrë trupin e tij, pasi u tha se atij do t’i bëhen analiza kimike.
Comments are closed for this post.