66,423 shtetas të Maqedonisë ka pasur në Zvicër deri në fund të Dhjetorit të vitit 2017, thonë të dhënat e BFS, agjensionit të statistikave të këtij vendi evropian.

Sipas të dhënave të BFS-së 66,076 prej tyre kanë leje-qëndrim të përhershëm e prej tyre 33,165  janë meshkuj dhe 32,911 femra.

Edhe 347 shtetas të tjerë të Maqedonisë ndodheshin në Zvicër me leje-qëndrim të përkohshëm, sipas agjensionit të statistikave në fjalë.

Në këto shifra nuk mund të përfshihen ata tashmë e kanë marrë shtetësinë zvicerane dhe as ata që janë duke qëndruar në mënyrë ilegale e të cilët gjenden në këtë vend pasi që u ka tejkaluar afati 3 muaj qëndrim sipas rregullës së liberalizimit të vizave për hapësirën Schengen, BE (minus Britani e Madhe dhe Irlandë) dhe vendeve jo anëtare: Islandës, Lishtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës).

Tabela e BFS: