Votimi në zgjedhjet e ardhshme, edhe përkundër pandemisë aktuale me Kovid-19, do të jetë i sigurt për qytetarët të cilët do të vendosin ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit, pohojnë kompetentët.

Do të votohet në pajtim me protokolle e Komisionit për sëmundje ngjitëse të cilët parashohin masa të mbrojtjes në vendvotime, për njerëzit të cilët e zbatojnë votimin, si dhe për votuesit.

Komisioni shtetëror zgjedhor dje organizoi simulim të ditës së votimit, që e ndoqën edhe vëzhguesit e zgjedhjeve, mes të cilëve edhe OSBE/ODIHR, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të ambasadave, si dhe të partive politike. Iu bë thirrje të gjithë të kyçurve në procesin zgjedhor t’i respektojnë masat shëndetësore, udhëzimet dhe protokolle për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Simulimi, sipas të gjithë të pranishmëve, konstatoi se mund të votohet pa rrezik për votuesit.

 Sipas protokollit për votim, së pari policia, në derën hyrëse të vendovotimit do të kërkojë që votuesit të vendosin maskë mbrojtëse.
✅  Pas hyrjes në objekt, pritet në radhë, në distancë për të votuar.
✅ Gjatë hyrjes në hapësirë, votuesi së pari i dezinfekton duart, ia jep letërnjoftimin komisionit zgjedhor. Shkurtimisht, e heq maskën për identifikim, voton dhe në të dalur sërish i dezinfekton duart.

✅ Në hapësirën për votim nuk mundet njëkohësisht të ketë më shumë votues nga numri i përgjithshëm i paravaneve për votim.

Votimi në zgjedhjet parlamentare më 15 korrik do të zhvillohet tre ditë, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të vazhdohet për dy orë dhe do të zgjasë prej orës 19:00 deri në orën 21:00.

Më 13 korrik do të votojnë personat të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me KOVID-19 dhe personat të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit me vendim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

Më 14 korrik do të votojnë personat e pamundur dhe të sëmurë, si dhe të sëmurët kronikë dhe personat e tjerë të cilët në pajtim me Kodin zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik, vendvotimet do të hapen në orën 7:00, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21:00, dy orë më gjatë se zakonisht në zgjedhjet e kaluara kur vendvotimet mbylleshin në orën 19:00.