Stilisti çek Tomas Brinek ka gjetur një mënyrë të veçantë për të mbledhur para për ukrainasit e prekur nga lufta. Ai ka zgjedhur të prodhojë jastëk me foton e presidentit të tyre Volodymyr Zelensky, i cili konsiderohet seks simbol për disa.
Brinek thotë për Reuters se shumë njerëz e konsiderojnë një farë seks simbol dhe prandaj i lindi ideja e realizimit të jastëkëve të tillë. Ai shton se në faqen e tij në Instagram ka marrë mbi 2 mijë porosi për këtë linjë duke mbledhur rreth 19 mijë dollarë të ardhura për të ndihmuar ukrainasit.
“Ideja në fakt ishte si shaka por është ajo ana serioze se përfitimet mund të bëjnë diçka të mirë për Ukrainën” thotë Brinken i cili shton se ka planifikuar të krijojë një linjë tjetër për shkak të interesit të madh. Republika çeke ka dërguar dhjetëra miliona dollarë ndihma ndaj Ukrainës dhe ka mirëpritur afërsisht 270 mijë refugjatë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë të larguar nga lufta.
Comments are closed for this post.