Janë shqiptuar 271 masa në kontrollet e trafikut që janë kryer dje në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa 69 sanksione janë për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjashtëmbëdhjetë nga sanksionet janë për përdorimin e telefonit celularit gjatë ngasjes së automjetit, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë sanksione për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, shtatë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB-ja.
Comments are closed for this post.