Votimi në Prilep për njerëzit e sëmurë dhe të pamundur po zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme. Janë paraqitur për të votuar 489 persona.

Në vendvotimin në shtëpinë për të moshuarit “Kiro Krsteski Platnik” për herë të parë votojnë vetëm të paraqiturit e regjistruar në këtë shtëpi pleqsh. Është dislokuar votimi i qytetarëve për mbrojtje më të madhe të të moshuarve në Shtëpi. Në shtëpi ka 126 persona, 44 janë paraqitur për të votuar dhe ata janë nga 17 komuna të vendit.

Sipas, Zoran Peshoskit, nënkryetar i Këshillit zgjedhor, votimi është i qetë. Deri në mesditë, gjysma e 44 votuesve të regjistruar kanë votuar.