Chloe Haiens 26 vjeçe nga Buckinghamshire i Britanisë, në gjendje të dehur është përpjekur të hapë derën e emergjencës të një avioni të Jet2, gjatë udhëtimit nga Stanstedi drejt Londrës.
26-vjeçarja është ndaluar me forcë nga ekuipazhi dhe stafi i avionit. Pas incidentit në drejtim të Chloe nga kompania e aeroplanëve Jet2 është dërguar një gjobë me vlerë 85.000 mijë paund, ndërsa dy avionë luftarakë RAF u detyruan të shoqëronin mjetin e konsideruar në ato moment si “me probleme”, gjatë kthimit në Stansted. Gjatë rezistencës që e reja ka bërë ndaj anëtarit të ekuipazhit Charley Coombe, e ka gërvishtur këtë të fundit në të gjithë pjesën e fytyrës.
Haines më vonë u përball me akuzën e agresionit dhe aktit të neglizhencës që mund të arrestojë një avion të tërë, apo të verë në rrezik njerëzit brenda tij.
Comments are closed for this post.