Në Britani të Madhe filloi imunizimi i vullnetarëve me vaksinën e re kundër koronavirusit, lajmëruan mediumet lokale.

Rreth 300 persona në javët në vijim do të marrin doza të vaksinës, si pjesë e hulumtimit të kryesuar nga profesori Robin Shatok dhe kolegët e tij nga Imperial Kolexh London.

Testimet ndaj kafshëve treguan se vaksina është e parrezikshme dhe shkakton përgjigje efektive imunologjike. Shumë vaksina tradicionale bazohen në formë të dobësuar apo të modifikaur të virusit apo pjesëve të tij, por vaksina e Imperial Kolexh bazohet në qasje të re me të cilën përdoren fije sintettike nga kodi gjenetik, i quajtur RNK, të cilat e imitojnë virusin.

Pas fazës së parë, planifikohet edhe një testim në tetor, ku do të marrin pjesë 6.000 njerëz. Ekipi i Imperial Kolexh shpreson se vaksina do të jetë gati për distribuim në Britani të Madhe dhe jashtë vendit në fillim të vitit 2021.