Ajri këto ditë në Beograd dhe në shumë qytete të tjera në Serbi është shumë i ndotur dhe specialistët paralajmërojnë për pasoja të mundshme negative për shëndetin e qytetarëve.

Situata me ndotje ajri ishte shqetësues në qytetet e Novi Sadit, Uzhices, Valjevos, Suboticës dhe Pançevos.

Në veçanti Beogradi konsiderohet një nga kryeqytetet më të ndotura së bashku me Nju Delhin dhe Hanoin.

Situatë alarmante është regjistruar edhe në Sarajevë, Shkup, Bratislavë dhe Krakov.

Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit është shkak jo vetëm i emetimeve të dëmshme të makinave dhe impianteve industriale, por edhe kushtet atmosferike atipike për këtë kohë të vitit, me mot me diell dhe qiell të kthjellët prej disa javësh, pa erë dhe shi.

Situata pritet të ndryshojë me ardhjen e shiut dhe rënien e temperaturave.