Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 31-vjeçar me iniciale G.M. nga Shkupi, si i dyshuar për vrasjen në kafenenë “Shisha bar” në Shkup, transmeton TV21.
Arrestimi ka ardhur nga nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në bashkëpunim me “Tigrat” dhe Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor.
“I arrestuari është G.M.(31) nga Shkupi, i cili kërkohej me fletarrest nga prokuroria përkatëse në lidhje me vrasjen në kafenenë “Shisha Bar” në Shkup më datë 06.03.2023. G.M. është mbajtur në stacion policor dhe kundër tij deri te PPTH Shkup është parashtruar kallëzim penal me procedurë të shpejtë, për kryerjen e veprës penale “ndihmë” në bazë të nenit 24 të Kodit Penal në lidhje me veprën penale “vrasje” në bazë të nenit 123 të Kodit Penal, të kryer më datë 06.03.2023. G.M. i është dorëzuar PPTH-së për procedurë të mëtejme”, qëndron në njoftim.
Comments are closed for this post.