Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se në Stacionin Policor në Kisella Vodë është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në parkingun e Qendrës Tregtare “Mavrovaka”, transmeton TV21.

Ai kërkohet nga Policia, si person që ka ndihmuar në vrasjen, thonë më tej nga MPB-ja, por nuk zbulojnë identitetin e të arrestuarit.

Ndaj të vetëdorëzuarit tashmë është parashtruar edhe masë e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkaq gjatë ditës është njoftuar se i dyshuari kryesor është arrestuar, kurse një tjetër është lëshuar në liri – për shkak se është dëshmuar se nuk ka gisht në vrasjen.