Në 24 dhjetor Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë. Ai publikoi në Instagram një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre. “24 dhjetor 2020”, shkroi Shpati përkrah fotos. Ai dha detaje të tjera rreth fejesës, por kishte paralajmëruar prej kohësh se do e zyrtarizonte lidhjen me bukuroshen brune.
Në Instagram, ai ka ndarë disa foto të shkëptura nga ceremonia e asaj dite. Këngëtari shfaqet në foto përkrah partneres së tij, ndërkohë që të dy tregojnë unazat në duar. Selvija shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa Shpati me një bluzë e pantallona të zeza. Të dy shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, ndërsa në një foto tjetër Shpati shihet duke i dhënë një puthje Selvijes.
“Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, ka shkruar këngëtari.
I ftuar sot në emisionin “E diell”, këngëtari tregoi se bashkëjeton me Selvijen në shtëpinë e tij, si dhe rrëfeu marrëdhënien e nuses së tij me vjehrrën.
“Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”- tha ai.
Shpati tregoi se Selvija nuk është aspak xheloze dhe e mirëkupton në profesionin e tij.
I pyetur se kush gatuan për të, e ëma apo Selvija, këngëtari tregoi:
“Gatuajnë të dyja, ndihem si sultan”
Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh në mediat maqedonase u shpërnda lajmi se Shpati ishte arrestuar, pasi ishte kapur me dy pako me kokainë. Thuhej se ai ishte liruar dhe se së shpejti do t’i bëhej gjykimi. Këngëtari reagoi dhe u shpreh se të gjitha ishin shpifje.
“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, shkroi këngëtari.
Comments are closed for this post.