Dërgimi i dërgesave përmes postës nga Maqedonia e Veriut drejt Kinës nuk do të kryehet gjatë kësaj periudhe për shkak të ndalimin të përkohshme të fluturimeve drejt Kinës ndërsa këtë vendim e kanë marrë kompanitë e avionave për shkak të coronavirusit.

Nga ‘Posta e Republikës’, së Maqedonisë së Veriut theksojnë se dërgesat nga Kina vazhdojnë të vinë dhe po dorëzohen sipas dinamikës së paraparë.

“Për shkak të coronavirusit në Republikën Popullore të Kinës, kompanitë e aeroplanëve të cilët krahas bartjes së udhëtarëve bartin edhe dërgesa, kanë vendosur ndalesë të përkohshme për fluturimet drejt Kinës dhe nga Kina. Për këtë arsye, dërgimi i dërgesave përmes portës nga vendi ynë për pranues nga Kina, nuk do të kryhet gjatë kësaj periudhe”, thonë nga ‘Postat e Maqedonisë së Veriut’.

Operatori shtetëror i postës i lut përdoruesit për kuptim duke paralajmëruar se në kohë do të njoftojë për të gjitha ndryshimet.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji njoftoi se pranuesit e dërgesave dhe letrave nga Kina nuk rrezikohen nga coronavirusi dhe se sipas analizave të fundit, virusi nuk është i pranishëm gjatë në lëndë siç janë paketat apo letrat./Telegrafi/