NATO-ja miratoi sot politikat e saj të para hapësinore, njoftoi sot shefi i aleancës Jens Stoltenberg, duke krijuar një kuadër që shqyrton kërcënimet që shënjestrojnë infrastrukturat jetësore hapësinore, sikurse janë satelitët e komunikimit dhe lëvizjes.

“Sot, NATO ka bërë një hap tjetër shumë të rëndësishëm në përshtatjen tonë, duke miratuar politikën tonë të parë hapësinore”, shkruan Stoltenberg në “Twitter” gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

“Hapësira është thelbësore për mbrojtjen dhe parandalimin, që nga aftësia për të lëvizuar dhe gjurmuar forcat deri tek satelitët e komunikimit dhe detektimi i lëshimit të raketave”, tha ai më pas para gazetarëve.

Kjo politikë synon të koordinojë përpjekjet mes aleatëve të NATO-s për t’i përballur me sfidat që vijnë nga hapësira. Aleanca nuk synon të zhvillojë kapacitetet e saj hapësinore.