Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka paralajmëruar se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të bie në recesion.

Në një intervistë për Bloomberg në Forumin Ekonomik në Katar, Musk ka thënë se gjasat janë më përpara që Amerika të pësojë rënie ekonomike, sesa jo, në periudhë afatshkurtër, transmeton KlanKosova.tv.

I pyetur rreth deklaratës së presidentit, Joe Biden, se rënia “nuk është e pashmangshme”, Musk ka theksuar se ajo do të ndodhë përfundimisht dhe atë shumë shpejt.

“Recesioni është i shmangshëm deri diku. Sa për atë se nëse qoftë se rënia ekonomike do të ndodhë së shpejti, mendoj se më përpara do të ndodhë sesa të mos ndodhë”, është shprehur Musk.

“Nuk është me siguri, por ka të ngjarë më tepër të ndodhë, sesa jo”.