Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë në përputhje me njoftimin e publikuar për prokurimin publik të mallrave, me lëndë prokurimi: “Blerja, instalimi dhe vënia në punë e stacionit të ajrit të kompresuar”, ka kryer sot një hapje publike përmes ESJN.
“Është pranuar një ofertë, për të cilën në periudhën në vijim, brenda afateve ligjore, do të bëhet vlerësim nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe ekspertë të jashtëm të punësuar, pas së cilës nëse plotëson kushtet e dokumentacionit të tenderit, do të merret Vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe do të lidhet kontrata për prokurim publik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sallat e operacionit në klinikat kirurgjikale prej muajsh punojnë me kompresorë të jashtëm, të cilët janë një zgjidhje e përkohshme deri në vendosjen e sistemit të ri të kompresorit.
Drama me sistemin e ajrit të kompresuar të kirurgjisë së Shkupit ka vazhduar që nga mesi i muajit maj, kur sallat e operacionit u mbyllën pasi në salla u shfaq një erë e keqe.
Comments are closed for this post.