Ministria e Shëndetësisë kumtoi se me propozim-buxhetin për vitin 2020, sigurohen insulina, shiringa insuline, glukagon, shirita për matjen e sheqerit dhe pompa për furnizim të vazhdueshëm të insulinës, në vlerë prej 750 milion denarë, që paraqet rritje në krahasim me vitet paraprake.

Nga MSH thonë se për krahasim, në vitin 2016, buxheti për këtë abdikim ka arritur 730 milion denarë.

“Në vitin 2017 dukshëm është zvogëluar dhe ka arritur 562 milion denarë. Në vitin 2018 shënon rritje dhe ajo ka arritur 650 milion denarë. Në vitin 2019, buxheti për pacientët me diabet arrin 692 milion denarë, ndërsa për vitin 2020 është parashikuar të arrijë 750 milion denarë. Janë sjellur tre lloje të insulinave të reja, të cilat janë gjenerata e re e ilaçeve, nga të cilat një “trebisa” është destinuar për fëmijët. Plotësisht, janë furnizuar edhe 10 pompa të insulinës”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.