Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se punëtoreve, të cilat janë në pushim të vazhduar të lindjes, mungesa e paguar u zgjat derisa të zgjasin masat kohore të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi nga koronavirusi.
Që të sigurohet mbrojtje dhe kujdes për fëmijët, potencojnë nga Ministria, Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhënie pune gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 90/20), me të cilin mungesa nga puna e punëtores për shkak të shtatzanisë, lindjes ose adoptimit, vazhdon të rrjedh dhe kompensimi i rrogës vazhdon të paguhet deri në skadimin e kohëzgjatjes së masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi nga koronavirusi.
Vendimin për kohëzgjatjen dhe përfundimin e masave të përkohshme e miraton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive. Kompensimi për pushimin e lindjes rregullohet përmes Fondit për sigurim shëndetësor, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Comments are closed for this post.