Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për evakuimin e shtetasve tanë që aktualisht ndodhen në Odesa të Ukrainës.

“Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëve tanë që ndodhen në Odesa, që të kontaktojnë menjëherë Ministrinë, për të dorëzuar të dhënat dhe për të koordinuar procesin e evakuimit në linjën telefonike +389 75 273 732. Njëherazi, Ministria po komunikon me qytetarët tanë të dhënat e të të cilëve i ka, në mënyrë që të udhëzohen mbi metodat si duhet të veprohet”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata shtojnë se si MPJ po bëjnë përpjekje për të siguruar mënyra për evakuimin e qytetarëve tanë që aktualisht ndodhen në Harkov dhe Kiev, për të cilat do të japim informacion shtesë.

“Gjithashtu, gjatë ditës Ministria e Punëve të Jashtme ka pasur disa telefonata nga shtetasit tanë, transportues kamionësh, të cilët kanë mbetur të bllokuar në kufirin ukrainas-polak dhe ukrainas-rumun për shkak të veprimeve luftarake në Ukrainë. Ambasadat në Bukuresht dhe Varshavë po komunikojnë në mënyrë aktive me autoritetet polake dhe rumune gjatë gjithë ditës dhe po përpiqen përmes konsullatave të Ukrainës në Rumani dhe Poloni të ndihmojnë këta transportues tanë të largohen nga territori ukrainas pa pësuar pasoja ekonomike. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjitha kompanive të transportit që të përmbahen nga qarkullimi dhe udhëtimi në Ukrainë, sepse situata është jashtëzakonisht e paparashikueshme dhe institucionet tona nuk mund ta garantojnë sigurinë e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.