Çelësi i vendimit ishin përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve bullgare ndër vite, e sidomos muajt e fundit angazhimi që në radhë të parë kanë parasysh interesin kombëtar, por edhe vlerat dhe prioritetet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Parametrat e vendimit të Parlamentit bullgar janë të bazuara në propozimin e Presidencës franceze dhe nuk parashtrojnë kushte të tjera nga ato të diskutuara tashmë në diskutimet në Bashkimin Evropian dhe gjatë negociatave bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bujar Osmani, për “360 gradë” tha se shpreson që korrigjimet e momentit të fundit të miratuara nga Kuvendi bullgar në vendimin për pranimin e propozimit francez “ofron bazë për mirëkuptim të pozicioneve tona në këtë proces”
Ministria e Jashtme bullgare ka bërë të ditur sot qëndrimin e saj zyrtar, pasi dje Parlamenti bullgar miratoi një rezolutë me kushtet me të cilat Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Kuvendi i dyzeteshtatë Popullor i Republikës së Bullgarisë ka marrë vendim historik për të mbështetur hapjen e rrugës për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nën parametra specifikë. Në këtë kontekst, Kuvendi Kombëtar pret që Këshilli i Ministrave të miratojë kornizën e negociatave dhe konkluzionet e Këshillit të propozuara zyrtarisht nga Presidenca aktuale franceze, si dhe të nënshkruajë Procesverbalin e seancës së dytë të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar sipas nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut, për parametrat kryesorë të së cilës u arrit marrëveshje parimore me Shkupin”, thuhet në deklaratë.
Më tej, thuhet se vendimi i Kuvendit Kombëtar bullgar nuk do të ishte i mundur pa, siç thuhet, angazhimin e vendosur të Francës, si Presidente e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së, për stabilitetin dhe prosperitetin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Comments are closed for this post.