Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (29.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB informojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 gjoba, nga të cilat 46 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Nëntë gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit, pesë sanksione për folie të pacertifikuara të vendosura (xhama të errësuar), katër masa për drejtim të automjetit mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), 38 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.