Gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se kanë pasur aksion të përforcuar për të gjobitur shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë.
Gjatë aksionit janë shqiptuar 149 gjoba prej të cilave 8 kanë qenë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar, dhe vetëm 1 automjet është regjistuar me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Sipas vendit se ku janë hasur këto tejkalime të shpejtësisë nga policia, 66 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 83 të tjerët në autostradë.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Comments are closed for this post.