Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje rreth rastit të mbrëmshëm në fshatin Mateç të Kumanovës.

Nga MPB thonë se gjashtë persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi verore.

“Bëhet fjalë për Z.S (27), V.I. (31), S.S. (34), N.N (31), B.Sh. (36) dhe M.N. (44).

Shpërthimi ndodhi në një shtëpi verore në vendin e quajtur “Shtëpizat e Mateçit”. Të lënduarit u dërguan në spitalin e Kumanovës, dhe më pas u transportuan në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup në Kirurgjinë Plastike”, thonë nga MPB.

Rasti në SPB Kumanovë u raportua mbrëmë në orën 21.45 nga Spitali i Përgjithshëm-Kumanovë.

Ndërsa është njoftuar edhe Prokuroria Publike, kurse SPB Kumanovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.