Nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike, por ka pasur dy incidente që kanë të bëjnë me grisjen e një flete votimi.
“Një votues në Kërçovë ka deklaruar se ka bërë gabim me rrethimin dhe ka grisur e fletën e votimit.
Në Kërçovë ka pasur edhe një rast tjetër ku një votues e ka fotografuar fletën e votimit dhe për këto ngjarje do të merren masat e duhura”, tha për “Sitel”, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Ai shtoi se deri më tani zgjedhjet janë të qeta dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në këto zgjedhje që të vazhdojmë gjatë gjithë ditës dhe të kemi zgjedhje të qetë dhe të ndershme demokratike.
Ai përkujtoi se shërbimet e MPB-së janë duke punuar edhe sot që qytetarët të marrin letërnjoftimet.
Comments are closed for this post.