Ministria e Brendshme njofton opinionin se duke filluar nga dita e sotme (18 shkurt), Seksionet e Çështjeve Administrative në Departamentin e Çështjeve Civile në MPB do të funksionojnë sipas orarit të ri të punës. Kështu, Sektori për Çështje Administrative Shkup dhe Sektori për Çështje Administrative Tetovë do të funksionojnë në dy ndërrime nga e hëna në të premte, gjegjësisht orarit të punës nga ora 7:30 deri në 19:30.
Po ashtu, Drejtoritë për Çështje Administrative – Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Shtip, nga e hëna në të premte do të kenë orar nga ora 08:00 deri në ora 18:00, ndërsa të njëjtin orar do të vlejë edhe për: Manastirin Prilep, Veles, Kavadar, Ohër për Kërçovë dhe Strugë dhe për Gostivar.
Në njësitë e mbetura rajonale – Dibër, Manastir, Krushevë, Demir Hisari, Resnjë dhe për Makedonski Brod; Probishtip, për Sveti Nikollë, për Vinicë, për Dellçevë dhe për Berovë; Negotinë; Kratovë dhe Kriva Pallankë; Gjevgjeli, Radovish dhe Valandovë, orari i punës do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.
Comments are closed for this post.