Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (15.06.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar 319 vozitës, 44 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë.
Janë shqiptuar edhe 41 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, derisa 24 gjoba zyrtarët policorë ua kanë shqiptuar motoçiklistëve.
“Janë regjistruar edhe 17 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 16 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 17 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 94 gjoba për parkim të parregull”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.