Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të shiut, sidomos në pjesën jugore të vendit. Pasdite pritet që lagështia dhe vranësirat të ulen.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 16 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell, por me kushte për reshje të shiut në vendet më të larta malore.
Comments are closed for this post.