Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira me shi të herëpashershëm, sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Do të fryjë një erë e moderuar nga jugperëndimi.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 13 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 17 deri në 29 gradë celcius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.