Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 24 deri 32 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore.