Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët lindore dhe ato perëndimore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtimave të rralla. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare kryesisht veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 19 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 26 deri në 34 gradë Celsius, UV-8.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare Do të fryj erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.