Moti i ndryshueshëm dhe jostabil, pasdite me reshje përmbytëse. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me reshje më të mëdha, bubullima, erë e përforcuar dhe paraqitje e breshërit, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, pasdite jostabil me reshje të mëdha dhe bubullima. Temperatura do të lëvizë nga 11 deri në 25 gradë.

Nesër do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurte me bubullima të rralla. Të premten dhe gjatë fundjavës pritet mot stabil, i thatë dhe i ngrohtë për rritje të dukshme të temperaturave.