Mbretëresha 94-vjeçare britanike Elizabeta, e cila muajin e kaluar bëri dozën e saj të parë të vaksinimit kundër COVID-19, ka inkurajuar publikun të ndjekë shembullin, duke thënë se nuk dëmtohen dhe ata që ishin të kujdesshëm duhet të mendojnë për të tjerët.
Ajo dhe burri i saj 99-vjeçar Princi Philip, i cili aktualisht është në spital me një infeksion që s’ka të bëjë me COVID, u vaksinuan nga një mjek shtëpiak në rezidencën e mbretëreshës Windsor Castle.
“Pasi të keni bërë një vaksinë, keni një ndjenjë se e dini, ju jeni të mbrojtur, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme dhe për aq sa munda ta kuptoj ishte mjaft e padëmshme”, tha mbretëresha në një telefonatë me zyrtarë shëndetësorë.
“Ishte shumë e shpejtë dhe unë kam pasur shumë letra nga njerëz të cilët kanë qenë shumë të befasuar nga sa e lehtë ishte për të marrë vaksinën. Dhe vaksinimi – nuk dëmtoi aspak ”, shtoi ajo, duke e krahasuar virusin me një murtajë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Comments are closed for this post.