Në emisionin “Rudina” në Tv Klan së fundmi ka qenë i ftuar edhe modeli Franci Popoçi i cili është vetëm 20 vjeç dhe njihet për pozat e tij shumë provokuese në rrjete sociale sikur të ishte një vajzë s*ksi.

Franci tregoi se kur ishte 17 vjeç ka bërë buzët për herë të parë dhe ndërhyrja e dytë ka qenë para dy muajsh.

Ai tregoi se nuk e ka aspak problem që i ka rritur buzët dhe se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët.

“Për momentin me buzët jam shumë mirë. Pas një farë kohe mendoj për pjesën e ballit, detox-it. Personi kur i bën ndërhyrjet i bën që të duket më bukur, nuk i bën për radhë“, u shpreh Franci.

“Ti duke u zbukuruar bëhesh aq i bukur saqë edhe meshkujt duhet të të ngacmojnë?”, e pyeti Rudina. “Të bukurin e ngacmojnë dhe engjëjt. Kam pasur pasi kam bërë ndërhyrjet. Edhe pas daljes sime në reklama, ka ngacmime, por jo në atë fazë që të dalë dikush para dhe të thotë që t’i ke bërë buzët dhe kam rënë në dashuri me ty”, u përgjigj Franci.