Olga Kurylenko thotë se po shërohet nga koronavirusi, pasi mjekët i dhanë vetëm paracetamol.

Tri ditë më parë, bukuroshja 40-vjeçare konfirmoi se ajo ishte testuar pozitive me koronavirus, por fatmirësisht tani është duke u shëruar, shkruan TheSun, transmeton lajmi.

Përmes një postimi në Instagram, aktorja në foto u pa me një maskë kirurgjikale në fytyrë dhe disa shishe me vitamina të ndryshme.

Ajo shkroi: “Përshëndetje të gjithëve! Ndihem më mirë sot. Ethet e mia janë zhdukur! Unë dëgjoj që njerëzit nuk mund ta kuptojnë se ku jam aktualisht. Unë jam në Londër!

“Si e di se është koronavirus dhe jo vetëm një grip? Unë bëra një test për koronavirus nga i cili rezultova pozitive”, shtoi ajo.

“Cilat janë ilaçet që mjekët i përshkruanin si trajtim? Asnjë! Më thanë që të merrja paracetamol në rast se kisha ethe dhe nëse do të kisha shumë dhimbje”, janë fjalët e Olgës.

Aktorja pavarësisht kësaj tha se po merr vitamina, por ua sqaroi të gjithëve se ato nuk e shërojnë koronavirusin, por vetëm ndihmojnë në sistemin imunitar që të jetë më i fortë, në mënyrë që të luftohet ky virus. Ylli u shpreh se ajo merr Vitaminë B5, Vitaminë E, Vitamin C, Curcumin, Zink dhe Colloidal Silver. Postimin e mbylli duke i uruar të gjithë fansave tv saj ‘fat’ në pandeminë që është në rritje.

Olga njoftoi për infektimin me COVID-19 në fillim të kësaj jave, ku tha se simptomat që kishte ishin lodhja dhe ethet. Olga është një aktore dhe modele që bëri famë pas rolit të Camille Montes në vitin 2008 në James Bond Quantum of Solace.

Të famshmit e tjerë që dolën pozitiv me koronavirus janë Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, Idris Elba dhe Kristofer Hivju i “Game of Thrones”.