Miliona britanikë me të ardhura të ulëta do të marrin nga 370 euro (324 paund) në llogaritë e tyre bankare, si masë për ta përballur koston e jetesës, shkaktuar nga kriza ekonomike.
Këto pagesa janë pjesa e dytë e një shume prej 650 paundësh (740 euro) që u paguhet qytetarëve që marrin përfitime të tilla si Kredia Universale, shtesa për punëkërkuesin e bazuar në të ardhura (JSA), ndihma e punësimit dhe mbështetja e lidhur me të ardhurat (ESA), mbështetja e të ardhurave, kreditimi pensional, shtesa për fëmijë, kreditimi tatimor dhe ai i punës.
Kjo pagesë prej 324 paundësh ishte bërë më parë, derisa pagesa e dytë duhet të ekzekutohet para 23 nëntorit, përcjell Telegrafi.
Familjet e kualifikuara që marrin kredi tatimore dhe asnjë përfitim tjetër do të marrin pagesën e dytë deri më 30 nëntor.
Paketa mbështetëse e qeverisë përfshin gjithashtu një zbritje prej 400 paundësh (460 euro) në faturat e energjisë që po paguhen me këste mujore deri në muajin mars 2023.
Një shtesë prej 300 paundësh (340 euro) në Pagesat e Karburantit Dimëror do të shkojë në mbi tetë milionë familje pensionistësh gjatë dimrit.
Comments are closed for this post.