Përbërësit:
1 qepë e vogël
4 thelpinj hudhër
1 kg midhje
200 ml verë e bardhë
200 gr qepujka konservë
1 dorë spinaq
1 gjethe dafine
1 domate
Salcë domate
Vaj ulliri
Spec djegës Kripë, piper
Majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë midhjet. Grijmë qepën dhe hudhrën imët dhe e kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë specin e kuq dhe salcën e domatës së bashku me një domate të prerë në kubikë. Vazhdojmë trazimin për disa minuta dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë midhjet, qepujkat konservë dhe një gjethe dafine. Hedhim pak ujë të ngrohtë dhe i lemë midhjet të gatuhen derisa të hapen. Në 5 minutëshin e fundit e spërkasim gatimin me kripë, piper dhe majdanoz.
Comments are closed for this post.