Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp është deklaruar pas bllokimit të Francës për të dhënë datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Mickoski thotë se mosmarrja e datës është lajm i keq për Maqedoninë. Ai tha se kjo është për shkak të politikave të gabuara viteve të fundit.
“Pajtohem se ky vendim për mosmarrjen e datës është humbje, por jo humbje e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë, por humbje e politikave të Zoran Zaevit dhe kësaj qeverie. Kjo është politikë pa koncept, pa vizion, me shumë krim, korrupsion, mashtrime dhe papunësi”, tha mes tjerash Mickoski.
Ai njoftoi se do të merr pjesë në takimin e liderëve që është thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski.
Comments are closed for this post.