Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në në ’24 vesti’ foli për operacionin policor në Haraçinë.

“Është e çuditshme që para dy ditëve në Josifovo u vodhëm mbi dy tonë marihuanë në kamion, ndërsa më pas u gjetëm vetëm disa qindra kilogramë që u gjetën në Haraçinë”, thotë Mickoski.

Ai pyet pse nuk ka detaje nga hetimi i MPB-së dhe pse nuk dihet kush janë personat e përfshirë. Sipsa tij kjo dëshmon se korrupsioni është i thellë në shoqërinë tonë.

Ai shton se duke i ditur relacionit të kontrabandistëve nga Strumica dhe ata nga Haraçina, shumë lehtë mund të ndërlidhet paralelja e bashkëpunimit.

Ndryshe, prokuroria dje tha se ka gjashtë të dyshuar prej të cilëve dy tashmë ndodhen në paraburgim.