Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sonte në tubim në Kumanovë theksoi se kur LSDM dhe Zaev flasin se janë më të mirët, kjo do të thotë se janë më e keqja për Maqedoninë. Ata sipas Mickoskit, janë në vit të pestë në Qeveri dhe kanë shpenzuar 16 miliardë euro dhe asgjë nuk kanë bërë, ndësa çdo familje e kanë futur në borxh për 4.500 euro.
“Asgjë nuk bënë për popullin dhe bënë shumë për vete. Vjodhën çka mundej, shitën gjithçka që ishte për shitje. Qeveria e LSDM-së, nga 1 qershori 2017 deri më 30 shtator 2021, për 52 muaj shpenzoi 16 miliardë euro dhe këto janë para të popullit. Por çfarë bënë me ato para. A mbani mend se premtuan 500 kilometra autostradë, dhe pas 52 muajve nuk mund ta përfundojnë as autostradën që e nisi OBRM-PDUKM”, tha Mickoski.
Ai theksoi se nuk janë 600 kilometra rrugë rajonale dhe këtë mund ta shohin qytetarët.
“Kaloni nga këtu drejt Kriva Pallankës, nga Rosomani drejt Prilepit, nga Shtipi drejt Koçanit të shihni se pas 52 muajve në çfarë gjendje janë rrugë, as 600 metra rrugë nuk arritën të bëjnë”, tha Mickoski.
Comments are closed for this post.