Kryeministri Hristijan Mickoski edhe sot ka përsëritur se disponon me informacione se BDI-ja po përgatit destabilizim të shtetit.
“Kemi informacione që i kemi marrë nga disa kanale, se kjo udhëheqje e BDI-së, në përpjekje për ta mbrojtur kapitalin që e ka krijuar në 20-22 vitet e fundit, do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, gjë që është shumë e rëndësishme të përmendet, e ne si Qeveri kemi të drejtën e plotë ta mbrojmë integritetin dhe sovranitetin territorial dhe paqen e qytetarëve, ky edhe është qëllimi i një shteti. Presim që kjo të ndodhë këtë vjeshtë, në bazë të atyre informacioneve që i kemi. Të presim që koha të tregojë, nëse ato informacione do të konfirmohen apo informacionet nuk do të jenë të sakta”, deklaroi sot Mickoski në konferencën e përbashkët me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
Comments are closed for this post.