Hristijan Mickoski tha se në takim kryesisht janë informuar për masat e marra në lidhje me pandeminë e virusit korona

“Takimi ishte më shumë me karakter informativ. U tha se në të njëjtën kohë partitë politike mund të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me mbrojtjen dhe parandalimin e koronavirusit. Përveç situatës me Covid-19 do të jetë shumë e rëndësishme sesi do të ballafaqohemi me me pasojat ekonomike që janë të pashmangshme. Maqedonia nuk mund të jetë imune”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në takim nuk është diskutuar mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve, por tha se fushata parazgjedhore do të zhvillohet në një mënyrë tjetër.

Mickoski tha se duhet të respektohet ligji, respektivisht ndalesa e qeverisë për mbajtjen e mitingjeve.