Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se ka nënshkruar kundër, siç e quan ai, falsifikimit të regjistrimit të popullsisë.

“Të parandalojmë vjedhjen, ta heqim politikën nga statistika”, tha Mickoski.

Ndryshe, OBRM-PDUKM përmes një njoftimi tha se qytetarët e Strumicës, Radovishit, Gjevgjelisë, Prilepi, Koçanit, Dellçevës dhe Vinicës në mënyrë masive po nënshkruajnë kundër, siç thonë ata, “falsifikimit të regjistrimit”.

“Sot zyrtarisht filloi nisma e OBRM-PDUKM-së për mbledhjen e nënshkrimeve kundër regjistrimit që po e shtyn Zaev. Zaev dëshiron të zbatojë operacion politik në vend të atij statistikor dhe të keqpërdor procesin”, thonë nga kjo parti.