Duhet të hapet debat publik nëse duhet të flasim akoma për përqindje apo ato përqindje mund të kenë kaluar kohën e tyre, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt”.

“Ajo që vlerësoj se duhet të hapet debat publik është nëse do të flasim akoma për përqindje dhe për realizimin e të drejtave kolektive në bazë të përqindjeve. A nuk mendon njeri që ato përqindje e kanë tejkaluar kohën dhe përdorimin e tyre. Ndoshta duhet të flasim për një shoqëri tjetër. Shoqëri e cilësisë, e kompetencave”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu deklaroi se nëse vjen në pushtet do të ketë administratë efikase, të motivuar dhe të disiplinuar.

“Perceptimi se korrupsioni është prezent është shumë i pranishëm. Dhe ne duhet ta ndryshojmë atë. Nëse duam të ecim përpara. Nëse nuk duam të ecim përpara, atëherë do të fundosemi, kjo është, kaq. Prandaj, kur më pyetët se me çfarë premtimi do të dal, këtu me këtë premtim që tani në emisionin tuaj, do dal edhe në fushatë: administratë efikase, e disiplinuar dhe e motivuar”, shtoi Mickoski.