Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat këtë të premte është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk e merr dot mandatin e tij në rast se listat hapen.
Meta është shprehur se tashmë ka ardhur koha që Edi Rama të heqë dorë nga lojërat e tij dhe të mbledhë forcat dhe të ketë dinjitet për të pranuar humbjen.
“Të heqë dorë nga lojërat me Kodin. Meqë kishte merakun e listave të hapura, të hapë listat. E dini pse nuk hap listat? Se e di shumë mirë që del jashtë kontrollit PS, se do të votojnë socialistët dhe jo biznesmenët, por sepse ai nuk del deputet. Jo ta vëjë veten në 4 qarqe por në 12. Unë këtu s’kam lidhje, por jam kreu i shtetit.
Ndërkohë ai ka zbuluar një tjetër padi nga një investitor i huaj, që do i rëndojë shqiptarëve 100 mln euro.
“Një padi tjetër, një investitor i huaj kërkon 100 mln euro nga Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë.
Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë është ktheyr në rrezik kërcënues për financat dhe stabilitetin ekonomik financiar të vendit. Kur ekonomia nuk e rimerr dot veten nga tragjedia e tërmetit dhe pandemia dhe ku rritet niveli i borxhit publik, ku barrë të rëndë po shkakton papërgjegjshmëria”.
Comments are closed for this post.