Meshkujt e moshës së mesme të cilët nuk mund t’i bëjnë dhjetë pompa janë shumë më tepër në rrezik nga sulmi në zemër dhe sëmundjet e zemrës, thotë hulumtimi i ri.
Personat të cilët mund t’i bëjnë më shumë se 40 pompa ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare me 97 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme të jetës së tyre, thotë ekipi i ekspertëve nga Universiteti i Harvardit.
Megjithatë, mundësia për t’i bërë në mes 21 dhe 30 pompa do të thotë se meshkujt janë të ekspozuar ndaj çerekut të rrezikut të sëmundjeve si sëmundja e arterieve koronare ose dështimi i zemrës. Megjithatë, këto sëmundje dhe sulmi në zemër i kërcënojnë ata që nuk mund t’i bëjnë të paktën dhjetë pompa.
Ekspertët shpjegojnë se pompat janë një parashikues më i mirë i shëndetit të ardhshëm të zemrës se sa standardi i përcaktuar i fitnesit si vrapimi.
“Gjetjet tona janë dëshmi se pompat mund të jenë një metodë e lehtë dhe falas që mund të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në pothuajse çdo mjedis. Është befasuese që aftësia për të bërë pompa është shumë më e lidhur me vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare sesa testi në shiritin për vrapim”, tha Justin Yang, profesor i Harvardit.
Hulumtimi u krye në më shumë se 1,000 të anketuar, zjarrfikës amerikanë në të dyzetat e tyre.
Edhe pse hulumtuesit u përshtatën me grupmoshat dhe peshat e ndryshme të zjarrfikësve, ata ishin në gjendje ta gjejnë një lidhje midis kryerjes së më shumë pompave dhe shëndetit afatgjatë.
Ky është studimi i parë i cili tregon se pompat mund të jenë një test efektiv për rrezikun e ardhshëm të sëmundjeve kardiovaskulare, por ekspertët e pavarur paralajmërojnë se analizat e ngjashme duhet të kryhen me grupe të tjera të njerëzve të cilët janë më pak aktivë, si dhe me femrat.
Comments are closed for this post.